Monday, May 25, 2026
HomeLajmeMinistri grek Dendias sot në Tiranë

Ministri grek Dendias sot në Tiranë

RTSH

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë këtë të hënë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të mbajë një sërë takimesh të nivelit të lartë me autoritetet shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve fetare.

Sipas programit të vizitës, Dendias fillimisht do të mbërrijë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi, me të cilin pritet të diskutojë mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.

Më pas, ministri grek do të pritet në një takim nga Kryeministri Edi Rama, ku gjithashtu parashikohet të zhvillohet një drekë pune në rezidencën qeveritare, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në vijim të vizitës, Dendias do të zhvillojë edhe një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Joani, duke përmbyllur kështu agjendën e tij në Shqipëri me fokus në dialogun institucional dhe bashkëpunimin ndërfetar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram