Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëRrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaçi, është zgjedhur kryesues i ri i Këshilli Gjyqësor i Kosovës me gjashtë vota pro nga gjithsej 11 anëtarë që morën pjesë në votim.

Thaçi siguroi një votë më shumë se kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj, i cili mori pesë vota. Mandati i kryesuesit të ri do të zgjasë tre vjet dhe ka hyrë në fuqi nga 25 maji.

Gjatë mbledhjes së KGJK-së u zhvillua edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës, ku zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku ia dorëzoi zyrtarisht përgjegjësitë Thaçit.

Sipas saj, funksioni i tij si gjyqtar në Gjykatën Supreme do të pezullohet për kohëzgjatjen e mandatit si kryesues i Këshillit.

Zgjedhja vjen pas një procesi të përsëritur, pasi votimi i 30 prillit kishte përfunduar pa fitues, me të dy kandidatët që kishin marrë nga pesë vota. KGJK-ja më pas rishpalli konkursin për këtë pozitë.

Thaçi pason në detyrë ish-kryesuesin Albert Zogaj, duke marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për administrimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram