Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëInspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro

Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka shqiptuar gjobë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Prishtinë, për shkak të zhvillimit të aktivitetit në deponinë e inerteve në Matiqan në kundërshtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit.

Sipas Pacollit, inspektorati ka konstatuar se në këtë hapësirë janë zhvilluar punime dhe depozitime të materialeve inerte pa përmbushjen e obligimeve ligjore dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për leje ujore dhe procedura të tjera përkatëse.

Ajo bëri me dije se, përkundër vendimeve dhe urdhrave të mëhershëm të inspektoratit, aktiviteti në këtë zonë ka vazhduar.

“Mbrojtja e mjedisit dhe e pasurive ujore është obligim ligjor për secilin nivel të qeverisjes. Si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdoj të mbështes veprimet e inspektoratit dhe zbatimin e ligjit pa dallim, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe interesit publik”, ka deklaruar Pacolli.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffitorepacollidalipi%2Fposts%2Fpfbid0WnGyJL4VUNwADT2b4UQ9zmthfoLNrAnULa2Y3CusD7bB8hCWmxQm1EfWJ194L6BVl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram