Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëNjë i vdekur nga aksidenti në rrugën Gjakovë–Klinë

Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Gjakovë–Klinë

Ka ndërruar jetë njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e sotëm mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se i ndjeri është 47-vjeçar.

“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë”.

“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, thuhet në konfirmim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram