Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla:Ndërron jetë Hafiz Gagica, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Gërvalla:Ndërron jetë Hafiz Gagica, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar për vdekjen e Hafiz Gagicës, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla e ka vlerësuar Gagicën si një figurë të rëndësishme në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, me kontribut të veçantë në mërgatën shqiptare në Gjermani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta Hafiz Gagica”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi se “emri dhe veprimtaria e tij mbeten të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, duke shtuar se qindra mijëra shqiptarë në mërgatë janë dëshmitarë të kontributit të tij.

Gërvalla ka shprehur ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si “humbje të madhe për Republikën e Kosovës”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid02dqvVbnTA2nfF2KZLom1inaXtZTDUFtugVLVbG9j7rX1smg21GGdk5UjpRVb3WDeel&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram