Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku uron Kurban Bajramin, vlerëson rolin humanitar të BIK-ut

Abdixhiku uron Kurban Bajramin, vlerëson rolin humanitar të BIK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë uruar Myftiun Tërnava dhe besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të saj në përkujdesjen dhe mbështetjen për familjet në nevojë.

Abdixhiku e cilësoi këtë angazhim si një mision me vlerë të veçantë njerëzore dhe shoqërore, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ky institucion ka në forcimin e solidaritetit në vend.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D10163341406522759%26set%3Da.10150389414962759%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram