Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë uruar Myftiun Tërnava dhe besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati.
Ai gjithashtu vlerësoi punën e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të saj në përkujdesjen dhe mbështetjen për familjet në nevojë.
Abdixhiku e cilësoi këtë angazhim si një mision me vlerë të veçantë njerëzore dhe shoqërore, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ky institucion ka në forcimin e solidaritetit në vend.

