Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëHapen aplikimet për 100 euro, përfitojnë edhe punëtorët e RTK-së

Hapen aplikimet për 100 euro, përfitojnë edhe punëtorët e RTK-së

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jopublik të cilët do të përfitojnë nga 100 euro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar formularin ku punëtorët mund të aplikojnë.

Afati i aplikimit është hapur sot dhe ka afat deri më 5 qershor. Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Tutje ai ka thënë se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

“Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen”.

“Kush mund të aplikojë:- Punëtorët në sektorin privat; – Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ); – Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj). Kriteri i përfitimit: – Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro; – Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)”, ka shkruar tutje ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHekuranMurati%2Fposts%2Fpfbid031ELENA1a8dTyxXhp1yeawRqQLtE78FC5RUqNLpocUGaGZY68M2okgBwNpVUbna1Kl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram