Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jopublik të cilët do të përfitojnë nga 100 euro.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar formularin ku punëtorët mund të aplikojnë.
Afati i aplikimit është hapur sot dhe ka afat deri më 5 qershor. Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Tutje ai ka thënë se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
“Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen”.
“Kush mund të aplikojë:- Punëtorët në sektorin privat; – Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ); – Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj). Kriteri i përfitimit: – Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro; – Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)”, ka shkruar tutje ai.

