Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej 105 mijë eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.

