Qeveria në detyrë e Kosovës, nën patronatin e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica.
Ngjarja do të mbahet sot, më 29 maj 2026, në orën 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, njofton zyra e Kryeministrit.
Në këtë mbledhje komemorative pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të të ndjerit, miq e bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare.

