Friday, May 29, 2026
HomeLajmeKosovëMbledhje komemorative për Hafiz Gagicën, organizohet sot në Prishtinë

Mbledhje komemorative për Hafiz Gagicën, organizohet sot në Prishtinë

Qeveria në detyrë e Kosovës, nën patronatin e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica.

Ngjarja do të mbahet sot, më 29 maj 2026, në orën 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, njofton zyra e Kryeministrit.

Në këtë mbledhje komemorative pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të të ndjerit, miq e bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram