Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili në momentin e rastit nuk ishte në detyrë zyrtare, ka raportuar se është kanosur nga një person tjetër në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një tikete të lëshuar disa ditë më parë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar që procedura të vazhdojë në rrugë të rregullt.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 29.05.2026 – 14:40. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së jashtë detyre zyrtare, ka raportuar se për shkak të një tikete të shkruar ditë më parë, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me rekomandimin e tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në raport.

