Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëPDK në Lipjan, Hamza premton rritje pagash dhe zhvillim ekonomik

PDK në Lipjan, Hamza premton rritje pagash dhe zhvillim ekonomik

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur fushatën elektorale në Komunën e Lipjanit. Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, derisa shpalosi programin e partisë deklaroi se ky program adreson nevojat e qytetarëve dhe se PDK ka ekipin e duhur për zbatim të tij. Ai premtoi rritje të buxhetit, fond për kredi shëndetësi dhe arsim të avancuar dhe rritje pagash.

Para elektoratit në Komunën e Lipjanit, Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza deklaroi se kjo parti ofron një program konkret i cili i adreson nevojat e qytetarëve të Lipajnit dhe disponon ekipin që garanton zbatim të këtij programi

“Nuk ka vend të zhvilluar pa ekonomi të qëndrueshme, ne nuk i ofendojmë bizneset. I respektojmë sepse krijojmë vende punë dhe paguajnë tvsh. Do të subvencionojë bizneset që kanë projekte që ndikojnë në punësim”, tha Hamza.

Poashtu Hamza premtoi fond për kredi, rritje të buxhetit përmes rritjes ekonomike dhe rritje pagash prej 50%.

“Ne do të rrisim pagat në fillim të mandatit 50%, pra nëse sot një person i ka800 euro do ti ketë 1200 euro në muaj, me ne do ti marr edhe 6 paga shtesë”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK premton punë, zhvillim, kujdes për kategoritë e dala nga lufta, pensione për familjet e dëshmoreve 50% më të larta, shëndetësi më të avancuar, dhe arsim modern.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram