Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në dy raste të ndara në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë ndërmarrë veprime operative që kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve.

Në rastin e parë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar të dyshuarin D.P., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë më 25.05.2026 në Prishtinë.

Ndërkaq, në rastin e dytë, njësitet e Stacionit Policor Jugu kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, E.Sh., 26 vjeç, dhe D.C., 23 vjeç, të cilët po ashtu dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rastet po trajtohen nga njësitet kompetente hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram