Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëPejë, ndalohet një person për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Pejë, ndalohet një person për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se, në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me hetimet për vdekjen e një punëtori në një vendpunishte, të ndodhur më 29 prill 2026 në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës.

Pas veprimeve intensive hetimore, Policia e Kosovës ka realizuar arrestimin e një të dyshuari, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal në fuqi.

Ndërkohë, sipas njoftimit, ndaj një familjari të të pandehurit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokurori i shtetit ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës, si dhe në ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkelje të ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram