Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në orët e pasdites, në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë janë shkaktuar edhe kolona. Rastet për RTKLive i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka bërë me dije se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete.
“Ju njoftoj se sot në orët e pasdites, në rrugën Prishtinë–Pejë, janë shkaktuar dy aksidente trafiku. Në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete, ku si pasojë perveq demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Një aksident tjeter eshte shkaktuar në fshatin Sllatinë. Si pasoje e aksidenteve jane shkaktuar kolona te automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore. Apelojme tek te gjithe drejtuesit e automjeteve per kujdes te shtuar dhe pershtatje te shpejtesise me kushtet ne rruge dhe respektim te shenjave te trafikut”, tha Hoxha.

