Monday, June 1, 2026
HomeLajmeRama: Zvërneci ka qenë dhe do jetë zonë e mbrojtur

Rama: Zvërneci ka qenë dhe do jetë zonë e mbrojtur

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, të zhvilluar në qytetin e Beratit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te situata në zonën e Zvërnecit, teksa u shpreh se, “Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS-së”.

“Parkun Kombëtar të Vjosës nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne. E kemi vënë në mbrojtje ne. Shqipërinë, me thuajse 25% të territorit zonë të mbrojtur, shumë më pak sesa ç’e gjetëm, e kemi shpallur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur për zonat e mbrojtura, Rama u shpreh se, “të flasësh për zonat e mbrojtura, të flasësh për peizazhet e mbrojtura, të flasësh për natyrën në tërësi dhe t’i kthehesh PS-së dhe qeverisë së PS-së, përfshirë edhe mua këtu, duke i parë dhe duke i treguar me gisht si rrezik, ky është kulmi dhe është një kulm që mund ta arrijë vetëm verbëria e kombinuar me dezinformimin. Që mund ta arrijë vetëm injoranca e kombinuar me manipulimin. Që mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi e kombinuar me ata që e duan sinqerisht këtë vend, por që, të përfshirë emocionalisht, nuk informohen”.

Lidhur me protestën në Tiranë, Rama u shpreh se, “ka një protestë në Tiranë. Për çfarë protestohet? Protestohet për të mbrojtur natyrën. Po kush e ka kërcënuar natyrën? Protestohet për të mos lejuar shkatërrimin e biodiversitetit. Po kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin? Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci. Po kush e ka hequr? Dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone e mbrojtur ka qenë?”.

“Zvërneci ka qenë qysh në krye të herës zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur, dhe kështu është dhe sot, dhe kështu do të jetë dhe nesër”, tha Rama.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram