Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovëFerizaj: Zjarri në kompani shkaktoi dëme edhe në tri shtëpi

Ferizaj: Zjarri në kompani shkaktoi dëme edhe në tri shtëpi

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Ferizaj, pasi një zjarr që kishte shpërthyer në një kompani private ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas Policisë, më 1 qershor 2026, pronari i kompanisë ka raportuar se zjarri, i cili kishte shpërthyer më 31 maj rreth orës 23:10, përveç dëmtimeve në objektin e biznesit të tij, ka prekur edhe tri shtëpi të familjarëve të tij.

Autoritetet bëjnë të ditur se vlera e dëmeve të shkaktuara konsiderohet e konsiderueshme, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë relevante policore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram