Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren para përkrahësve ka shpalosur vizionin qeverisës dhe planprogramin me të cilin garon në këtë zgjedhje.
Kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, para Prizrenasve tha se si parti synojnë zhvillimin ekonomik ndërsa premtoi edhe një qarkore në këtë qytet
“Ju keni zejtar e filigran ekzistoni edhe pa pushtetin nuk duam komuna që vet ekzistojnë, është koha me ecë përpara se jemi vonuar. Nëse veç e ngrisim pragun, secili biznes ka me pas rritje, secili prej tyre me një vendim ka me pas trefish me shumë, furrat e bukës etj. Shteti nuk humb asgjë se atë TVSh nuk është tu e marr se me 30 mijë euro krejt janë duke punu në të zezën se s’kanë si me punu”, ka thënë Gjini.
Ndërkohë Ramush Haradinaj, ish-kryetari i AAK-së, derisa i dha përkrahje Ardian Gjinit theksoi se me udhëheqjen e Gjinit, fuqizohet Aleanca dhe Kosova ndërsa shtoi se me AAK- në, Kosova do të fuqizohet me zhvillim energji e siguri
“Nuk ka aleatë që nuk e donë Gjinin, e kam bërë në interes të vendit e kam bo për Kosovën… në kohën e duhur. Plani i veprimit tonë e ka sigurinë, prodhimin gazsjellës, kam thanë 14 miliard energji, kur mundemi me kanë super prodhues me ua bo pa pare pensionisteve 128 është lista që i kryen këto pune”, ka thënë Haradinaj.
Gjini premtoi edhe realizimin e autostradës së Dukagjinit, investime në Hekurudha, si dhe fuqizim të bizneseve të vogla. Në Prizren u prezantuan edhe kandidatët për deputet nga ky subjekt politik.

