Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëAAK në Deçan premtoi angazhim maksimal për zhvillim ekonomik

AAK në Deçan premtoi angazhim maksimal për zhvillim ekonomik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Deçanit.

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,Ardian Gjini, në tubimin elektoral në Deçan, premtoi angazhim maksimal për zhvillim ekonomik, infrastrukturë e turizëm.

Gjini sqaroi se rrugën e zhvillimit e synon edhe përmes ligjeve që mbështesin gratë e pensionistët derisa kërkoi mbështetjen për të në zgjedhjet e 7 qershorit.

” Ekonomia jomë mundet me u rritë tu i shfrytëzuar njerëzit. Njerëzit duanë me investuar, duhet me i pa bjeshkët e Deçanit se janë kapacitet i zhvillimit. Për me u zhvillu Kosova, Dukagjini, Deçani me lëshua iniciativën e jashtëzakonshme duhet me ju mundësua energjinë e vet më shti në funksion”, ka thënë Gjini.

Ish kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj para deçanasve premtoi se do të mbështesë proceset që ndihmojnë zhvillimin e Kosovës dhe qytetarët. Haradiaj qartësoi se vizioni i Aleancës është bashkëpunimi me aleatët që kanë ndihmuar zhvillimin e shtetit.

Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës në Deçan prezantoi kandidatët e sajë për deputet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram