Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë të vdekur në Shëngjin

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë të vdekur në Shëngjin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën në ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme. Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram