Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëLushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen e të dy të rinjve në Shëngjin

Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen e të dy të rinjve në Shëngjin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin.

Lushtaku ka thënë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e të riut Leonit Aliu nga Rezalla e Skenderajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin të Shqipërisë.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke theksuar se kujtimi për Leonitin do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Po ashtu, kreu i Skenderajt ka shprehur solidaritet edhe me familjen Binaku nga Gllobari i Drenasit për humbjen e birit të tyre, Jetmir Binaku, i cili po ashtu humbi jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Dhimbja juaj është dhimbje e të gjithëve ne. Zoti u dhëntë forcë familjeve Aliu dhe Binaku për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Lushtakut. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSamiLushtaku%2Fposts%2Fpfbid026kYM8iYr6pYSeT5cFYJqXvjPk6QPPobJ6ras15Gom9jF1FidR9Yr2xqYNDESdAsfl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram