Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëQytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Më 03.06.2026, një qytetare ka raportuar në polici se, derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut, i kishin humbur telefoni mobil dhe portofoli, brenda të cilit kishte edhe një shumë parash.

Rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka deklaruar se sendet e humbura ishin gjetur nga babai i tij. Ai, sipas udhëzimit të të atit, i ka dorëzuar menjëherë sendet e gjetura në polici.

Pas verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe të parave tek pronarja e tyre.

Policia ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe shembullor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet e rendit, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë dhe besimit në komunitet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram