Sunday, June 7, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët nga Stacioni Policor Veriu dhe Njësia për Reagim të Shpejt e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit për rastin, duke dalë në vendin e ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuarit, si dhe të sekuestrojë armët që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram