Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin në...

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin në mbrëmje

ATSH/ Shqipëria do të përfshihet të enjten nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje shiu në disa zona të vendit dhe shtrëngata në veriperëndim.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug të vendit. Në veriperëndim ato pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, në formën e shtrëngatave dhe të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të vona të pasdites dhe kryesisht gjatë mbrëmjes, reshjet me intensitet të ulët do të shtrihen në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, kryesisht në veri, herë pas here pritet të arrijë shpejtësi 25-30 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 3-6 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore do të jenë: Shkodër 12/22, Kukës 11/18, Lezhë 14/22, Dibër 9/17, Durrës 14/24, Tiranë 15/24, Elbasan 13/23, Berat 15/23, Vlorë 16/23, Korçë 10/17, Gjirokastër 12/24 dhe Sarandë 15/24 gradë Celsius.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram