By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit: Nderim i pëjetshëm për trimat e UÇK-së
June 11, 2025
Brammertz konfirmoi formimin e një ekipi të ri për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
June 11, 2025
Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci
June 11, 2025
Në Kuvend nesër homazhe për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi
June 11, 2025
Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE
Rajon / Botë

Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 6:15 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, më 19 korrik, formalisht ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian, por bisedimet thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimin e Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në të.

Kjo parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Tema e ndryshimeve kushtetuese duhet të hapet sa më shpejt në Kuvend. Partitë politike duhet që të arrijnë një konsensus për çështjet evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje që kushdo qoftë në pushtet, të mos ketë dallime për këtë çështje”, deklaroi kryediplomati Osmani më 4 dhjetor.

“Është gabim të mendosh se po negociojmë me Bashkimin Evropian. Rregulloret dhe direktivat janë të fiksuara. Ju duhet t’i pranoni ato ashtu siç janë për t’u bërë anëtare e BE-së. Pavarësisht nëse është LSDM [Lidhja Socialdemokrate në pushtet], BDI [Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet] apo VMRO DPMNE [partia më e madhe opozitare maqedonase], askush nuk ka mundësi të ndryshojë diçka në negociatat me Bashkimin Evropian. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është dinamika e dorëzimit dhe pranimit”, shtoi Osmani duke bërë të ditur se pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të flitet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai tha se kjo temë përfundimisht duhet të mbyllet sepse sipas tij, qytetarët pavarësisht se cilës prejardhje politike i përkasin, duan anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ka dallime, atëherë pse të mos e lëmë anash këtë temë, në interes të qytetarëve që duan BE në të dyja anët e skenës politike. Kemi mjaft tema për të diskutuar”, tha Osmani.

Pavarësisht thirrjes të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, VMRO-ja opozitare ka thënë se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese pasi pretendon se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.

VMRO-ja kërkon garanci nga BE-ja se Sofja nuk do të kërkojë lëshime tjera gjatë procesit të negociatave.

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen pa votat e VMRO DPMNE-së, pasi shumica parlamentare nuk ka 80 vota, apo dy të tretat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që numëron 120 ulëse të deputetëve.

You Might Also Like

Brammertz konfirmoi formimin e një ekipi të ri për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci

Një nga bordello-t më të mëdha në botë vizitohet nga 3,000 burra në ditë. Ata paguajnë 2 euro secili

Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros

Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Chollet nominohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në ShBA

Kosova Times Kosova Times July 26, 2023
DW: Parada e 9 majit në Moskë sërish pa të ftuar ndërkombëtarë
62 vjet burgim për 6 dhunuesit e 11-vjeçares
Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës! 
Ushtria ukrainase shkatërron forcat speciale ruse (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?