Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëKeqtrajtoi fëmijët e saj të mitur, arrestohet e dyshuara

Keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur, arrestohet e dyshuara

Në fshatin Uglar të Graqanicës, më 05.06.2026 rreth orës 21:00, policia ka arrestuar një të dyshuar femër nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijëve të saj të mitur.

Sipas njoftimit policor, gjatë intervenimit është konstatuar se e dyshuara ka qenë nën ndikim të alkoolit, pasi testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë pas rastit, fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësore në prani të një punonjësi social, për të siguruar kujdesin dhe mbrojtjen e tyre.

E dyshuara është intervistuar nga organet e rendit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram