Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor.
Gjini ka votuar në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.
“Sot është një ditë e mirë, me mot të mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e tyre. Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet të thonë fjalën e tyre sot. Urime këto zgjedhje, shpresoj që të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, tha Gjini.

