Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm kundër krimit me narkotikë, në rastin e njohur me emrin “White Star”.
“Operacioni policior është realizuar në disa lokacione si në: Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.
Pesë personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë.

Aksioni u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të EUROPOL-it, përkatësisht autoritetet e Belgjikës, Francës e Holandës.