Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Arrestohen tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:

Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, financim i terrorizmit, shpëlarje e parave, mashtrim, detyrim, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-se dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Me vendimt të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram