Të paktën 12 persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një të shtënë masive në Johannesburg, tha policia e Afrikës së Jugut.
Sipas një deklarate të policisë, më shumë se një duzinë personash të armatosur u çuan në një stacion benzine pranë vendbanimit me një furgon të bardhë Toyota Quantum. Sulmuesit më pas hynë në vendbanim dhe qëlluan rastësisht ndaj banorëve në vende të shumta, raporton BBC .Pas sulmit, ata ikën me të njëjtin automjet. Policia ka nisur një kërkim masiv për të dyshuarit.
Motivi i sulmit dhe identiteti i autorit nuk dihen ende.

