Thursday, June 11, 2026
HomeLajmeKosovëAksident në Fushë Kosovë: Trotineti përplaset nga autobusi, një i lënduar

Aksident në Fushë Kosovë: Trotineti përplaset nga autobusi, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, te semaforët kryesorë të qytetit.

Sipas informacioneve fillestare, një person që po lëvizte me trotinet elektrik është përplasur nga një autobus. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, ndërsa janë mbledhur edhe qytetarë të shumtë. I lënduari po pret ekipin mjekësor emergjent për t’iu ofruar ndihma e parë dhe për t’u transportuar për trajtim të mëtejshëm.

Njësitet kompetente të Policisë po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa trafiku në këtë segment të rrugës “Nëna Terezë” po zhvillohet me vështirësi dhe ngarkesë të shtuar, raporton RTK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram