Një zyrtar i qeverisë amerikane është gjetur i vdekur në kryeqytetin tregtar të Myanmarit, Yangon, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së .
Në një deklaratë, një zëdhënës i ministrisë konfirmoi vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane që shërbente në ambasadën amerikane në Rangoon (ish-Yangon), pa dhënë detaje të mëtejshme.“Nga respekti për privatësinë e familjes dhe të dashurve, nuk kemi informacione të mëtejshme për të dhënë në këtë kohë”, thuhet në deklaratë.
Sipas dy personave të njohur me çështjen, incidenti ndodhi në Sakura Residence & Hotel në Yangon, në një nga zonat kryesore diplomatike të qytetit.
Rrethanat e vdekjes mbeten nën hetim, ndërsa ende nuk janë dhënë sqarime zyrtare për atë që i parapriu incidentit.

