Në kuadër të ditës së dytë të “Javës së Lëvizjes”, Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin e saj të ndjerë, Arbënor Dehari.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, së bashku me sekretarin organizativ të LV-së, Alim Rama, ministra, zyrtarë dhe aktivistë të kësaj partie, vizituan familjen Dehari dhe më pas bënë homazhe te varri i Arbënor Deharit.
“Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë. Përjetësisht me ne, në zemrat dhe mendjet tona, Arbënor Dehari”, thuhet në njoftimin e LV- së.

