Thursday, June 11, 2026
HomeLajmeKosovëKurti dhe zyrtarët e VV-së,homazhe për Arbënor Deharin në përvjetorin e tij

Kurti dhe zyrtarët e VV-së,homazhe për Arbënor Deharin në përvjetorin e tij

Në kuadër të ditës së dytë të “Javës së Lëvizjes”, Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin e saj të ndjerë, Arbënor Dehari.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, së bashku me sekretarin organizativ të LV-së, Alim Rama, ministra, zyrtarë dhe aktivistë të kësaj partie, vizituan familjen Dehari dhe më pas bënë homazhe te varri i Arbënor Deharit.

“Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë. Përjetësisht me ne, në zemrat dhe mendjet tona, Arbënor Dehari”, thuhet në njoftimin e LV- së.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid0Sv5RyRfPzzXh8XfghWZhiWE6RTML6Zf5W5NWhFFqABxwcqjmTzrfBGNLNJg2aRdBl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram