Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëHamza: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët

Hamza: Kosova e lirë është krenaria jonë, nderime për dëshmorët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Kosova e lirë mbetet krenaria e qytetarëve të saj, duke theksuar se të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit janë pjesë e pandashme e kujtesës kolektive.

“Disa ranë për Kosovën, disa jetuan për të, por të gjithë janë pjesë e kujtesës sonë”, ka shkruar ai.

Hamza ka theksuar gjithashtu se Kosova u çlirua me një luftë të drejtë dhe se kjo e vërtetë, sipas tij, mbetet e pandryshueshme nga lufta për liri e deri te proceset gjyqësore në Hagë.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i PDK-së ka bërë thirrje për liri për të gjithë çlirimtarët dhe ka uruar qytetarët .

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid02HoPdDZNU1UATG42z5NT7thspTCe5xrixq3c3p1LbyYmVRab8utMMo1RvJbxUU3Q3l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram