Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026 rreth orës 23:25 në rrugën “Fatime Xhaka”, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë intervenimit.
Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

