Saturday, June 13, 2026
HomeKulturëKomedia e vitit 1947 në Teatrin “Kosova”

Komedia e vitit 1947 në Teatrin “Kosova”

ATSH/ Fotografi të rralla nga viti 1947 sjellin një dëshmi të vyer të jetës teatrore, duke paraqitur shfaqjen “Lidhja e mrekullueshme”, një nga vëniet në skenë të periudhës së hershme të teatrit profesional në vend.

Imazhet e marra prej fotografëve të ATSH-së, më 24 shkurt 1947, dëshmojnë mbi një kohë kur arti skenik po konsolidohej. Nga fotot dallohet finesa e kostumeve dhe njëkohësisht dhe eleganca gjuhës së trupit, elemente të cilat në vitet që pasuan u zbehën disi për shkak të censurës dhe mbylljes ndaj çdo gjëje që vinte nga jashtë, duke i konsideruar ato si shfaqje të huaja.

Shfaqja “Lidhja e mrekullueshme”, e pati premierën më 1946, në teatrin “Kosova”, ku u interpretua komedia e Kirshoin, një shkrimtar disident rus, i cili u ekzekutua gjatë spastrimeve staliniste. Megjithë dënimin e autorit, vepra vazhdonte e pavarur jetën e saj, duke u interpretuar në gjithë bllokun socialist deri në vitet ’60.

Në Shqipëri ajo u vu në skenë nga regjisori Pandi Stillu dhe u interpretua prej aktorëve: Liza Vorfi, Besim Levonja, Ndoc Deda, Belul Hatibi, Prokop Mima, Andrea Malo, Olga Shuraja.

Fotot arkivore ofrojnë sot një vështrim mbi fillimet e teatrit modern shqiptar dhe mbi përkushtimin e artistëve të parë të skenës.

1 nga 6

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram