By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Këmbimet e të burgosurve me ShBA-në janë të mundshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Putin: Këmbimet e të burgosurve me ShBA-në janë të mundshme
Lajme

Putin: Këmbimet e të burgosurve me ShBA-në janë të mundshme

Kosova Times
Last updated: 2022/12/09 at 6:15 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 dhjetor, tha se këmbimi i mëtejmë i të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është i mundur dhe se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të të dyja vendeve do të vazhdojnë.

Putin foli në një konferencë shtypi në Bishkek të Kirgizisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, në këmbim të të burgosurve, këmbyen tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, me basketbollisten amerikane, Brittney Griner.

“Po, gjithçka është e mundur”, tha Putin.

“Kontaktet vazhdojnë, në fakt nuk u ndalën asnjëherë… U gjet kompromisi, ne nuk refuzojmë ta vazhdojmë këtë punë në të ardhmen”, tha presidenti rus.

Rusia edhe më tej është duke mbajtur Paul Whelanin, një veteran marins amerikan, i cili u dënua për spiunazh në vitin 2020.

Më 8 dhjetor, agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar avokatin e Whelanit, raportoi se Uashingtoni dhe Moska po vazhdonin bisedimet për lirimin e Whelanit.

Ndërkohë, më 9 dhjetor, aeroplani me yllin amerikan të basketbollit, Brittney Griner zbarkoi në SHBA, pasi ajo u lirua në një këmbim të burgosurish pas gati 10 muajve të kaluar në burg në Rusi. Griner u pa duke zbritur nga aeroplani në bazën e forcave ajrore San Antonio-Lackland në Teksas, raporton AP-ja.

“Muajt e fundit kanë qenë ferr për basketbollisten Griner dhe gjithë familjen e saj”, tha presidenti amerikan Joe Biden pas lirimit të saj më 8 dhjetor.

Më pas Biden tha gjithashtu se “Amerika nuk e ka harruar Paul Whelanin”, një tjetër shtetas amerikan i burgosur në Rusi që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të akuzave për spiunazh.

Familja e Whelanit dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat për spiunazh janë të pabaza.

“Fatkeqësisht, Rusia po e trajton rastin e Paulit ndryshe nga ai i Brittney Grinerit për arsye krejtësisht të paligjshme”, tha Biden.

Shkëmbimi i Grinerit dhe Boutit është shkëmbimi i dytë i të burgosurve në tetë muaj e fundit, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Të burgosurit e tjerë nuk u përmendën si pjesë e marrëveshjes. Në vitet e fundit, Rusia ka dënuar disa qytetarë amerikanë me burgime të gjata.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Bukuria e Sllovenisë terheqese per britanezet

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
Mehaj kërkon mbështetje nga Momen për njohjet e reja
Cili ishte vendpushimi i pare bregdetar dhe si shkonin njerëzit në plazh 130 vjet më parë
Kurti, Konjufca e Sveçla vizituan kryetarët e veriut, Hetimin e Atiqin
Osmani ngushëllon familjen ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?