Kombëtarja e Zvicrës ka mbyllur pjesën e parë me avantazh 1:0 ndaj Katarit.
Katari ka qenë ekipi që ka rrezikuar i pari. Në minutën e dytë, Edmilson Junior ka depërtuar në zonë dhe ka gjuajtur nga afër, por portieri zviceran Gregor Kobel e ka mbajtur portën të paprekur.
Zvicra është kundërpërgjigjur në minutën e gjashtë me Dan Ndoye, i cili e ka pranuar një top brenda zonës dhe ka gjuajtur drejt shtyllës së majtë, por portieri Mahmoud Abunada ka bërë një pritje të mirë.
Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e gjashtëmbëdhjetë. Pas një ndërhyrjeje në zonë, gjyqtari Said Martinez e ka konsultuar sistemin VAR dhe ka konfirmuar vendimin për penallti në favor të Zvicrës. Në të njëjtën kohë, portieri i Katarit, Mahmoud Abunada, është ndëshkuae me karton të verdhë. Një minutë më vonë, Breel Embolo është treguae i saktë nga pika e bardhë. Sulmuesi zviceran e ka pritur lëvizjen e portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1:0.
Megjithatë në dispozicion të skuadrave është edhe pjesa e dytë dhe rezultati mund të ndryshohet.

