By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi
Ballina 1Lajme

Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi

Kosova Times
Last updated: 2022/12/11 at 2:35 PM
Kosova Times Published December 11, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

Kurti ka thënë se në këtë mbledhje ranë dakord që të ketë më shumë vigjilencë dhe gatishmëri nga të gjitha institucionet.

“Ajo që ne e dinim prej kohësh u shpërfaqë në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk “jemi kundër askujt sa i përket përkatësisë etnike”

Ai ka shtuar se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheqvit.

“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar  se në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë.

“Pako e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm, përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fitoi të drejta të garantuara e të zgjeruara. Integrimi i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë e as pas një dekade dialog në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kritikuar edhe Qeveritë e kaluara, duke thënë se në të kaluarën me kriminelët si Radoiçiqi dhe Veselenoviqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria jonë është e interesuar për bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë. Ne duam që komuniteti serb të marrë pozitat që u takojnë me Kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri, për një kohë të gjatë ka mbajtur dhe po mbanë peng qytetarët serb.

“Ne në partneritet me BE dhe ShBA kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimeve të vendimeve tona, por çdo shtyrje i sakson afati. Nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë.  Paligjshmëria nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale.

“Ne jemi qeveri e paqes që do ta ruajë sigurinë e të gjithë qytetarëve. Militarizimi i Serbisë na ka sjellë në këtë gjendje. Ky militarizim është kërcënim për gjithë rajonin tonë. Ne pas mbledhjes erdhëm në vendim për më shumë vigjilencë e siguri”, ka thënë ai.

Sveçla i bën thirrje serbëve për largim të menjëhershëm të barrikadave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri, duke i bërë thirrje organizatorëve që të largojnë menjëherë barrikadat.

“Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave”, ka thënë Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë“, shtoi ai.

Sveçla tha se arsyeja e vënies së barrikadave është tentimi për të mos lejuar që ish-zyrtari i arrestuar, Dejan Pantiq, të dërgohet në jug të Mitrovicës, për procedura të mëtutjeshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës

Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

136 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Oda Amerikane sot diskuton vakumin institucional dhe pasojat për ekonominë

Kosova Times December 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

“Qarkullimi i bizneseve 2018-2022” është dataseti më i ri i publikuar në platformën për të Dhëna të Hapura

Kosova Times Kosova Times April 7, 2023
Ndërtohet objekti i Hendikosit në Ferizaj
Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten
71-vjeçari që ia dha 50 mijë € gruas që e shantazhoi tentoi vetëvrasjen
Nëntë të vdekur si pasojë e zjarrit në një qendër tregtare në Pakistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?