Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëIPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor “Alfa” në Prizren, pas dyshimeve për mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mundësi të përfshirjes në vepër penale.

Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit kanë nisur ditë më parë veprime fillestare hetimore lidhur me një rast ku zyrtarët policorë kishin ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me ligjin. Fillimisht, ndaj kundërvajtësve janë ndërmarrë procedura policore, por dyshohet se ato nuk janë përfunduar sipas obligimeve ligjore.

Sipas gjetjeve fillestare, ekzistojnë dyshime se zyrtarët policorë nuk kanë vazhduar procedurat e parapara dhe kanë lejuar disa persona të largohen pa u ndëshkuar sipas ligjit.

IPK ka bërë të ditur se ekzistojnë dyshime se veprimet e tyre mund të lidhen me veprën penale “marrje e ryshfetit”, e parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet për rastin po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve të IPK-së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.

Sipas IPK-së, masa e suspendimit të përkohshëm është rekomanduar për të shmangur çdo ndikim të mundshëm në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram