Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëDy tentimvrasje brenda një dite në Prishtinë, një i dyshuar në arrati

Dy tentimvrasje brenda një dite në Prishtinë, një i dyshuar në arrati

Prishtina është përballur me dy raste të ndara të vrasjes në tentativë gjatë 16 qershorit 2026, ku në të dyja ngjarjet janë përdorur armë zjarri.

Rasti i parë është raportuar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:27, kur një qytetar ka njoftuar policinë se një i dyshuar kishte shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të tij. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë. Më pas është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari vazhdon të jetë në arrati, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në orën 23:21, kur persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari, ku janë sekuestruar një armë e gjatë dhe një karikator me 13 fishekë.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dy rasteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram