Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Institucione të forta të drejtësisë, garanci për shtetin

Gërvalla: Institucione të forta të drejtësisë, garanci për shtetin

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka theksuar rëndësinë e forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe pavarësisë së tyre, gjatë një vizite në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ajo është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi.

Gjatë vizitës, Gërvalla ka deklaruar se një sistem gjyqësor i besueshëm nuk matet vetëm me ligjet në fuqi, por me aftësinë për t’i zbatuar ato në kohë, me profesionalizëm dhe pa vonesa.

Sipas saj, forcimi i kapaciteteve institucionale mbetet një ndër kushtet themelore për garantimin e drejtësisë efektive dhe funksionale.

Ajo ka theksuar gjithashtu se pavarësia institucionale dhe përgjegjësia profesionale nuk janë privilegje të sistemit të drejtësisë, por detyrime ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Gërvalla ka shtuar se sa më të forta të jenë institucionet e drejtësisë, aq më i fortë është shteti i së drejtës dhe besimi i qytetarëve në të.

“Drejtësia e fortë është garancia më e sigurt e Republikës, dhe nuk ka shtet të fortë pa institucione të forta të drejtësisë”, ka theksuar ajo. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid021PxNGZbcvqE6eKHfTiYJBum2NkEkCicU9zvgaSBCbQfBVv15Pg56c53rywzbvhGQl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram