Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin “Keqpërdorimi i së drejtës së votimit” nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me një fletëvotim të dyshuar të gjetur në kutinë e votimit në Leposaviq.
Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është sekuestruar fletëvotimi për të cilin dyshohet se lidhet me veprën penale “Keqpërdorimi i së drejtës së votimit”.
Po ashtu, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

