Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Komanda Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka organizuar një takim ndërfetar me temën “Përmes zgjedhjes së dialogut, ne mund ta ndërtojmë të ardhmen”, i cili u mbajt në Kampin Villaggio Italia në Pejë.

Takimi u drejtua nga komandanti i RC-W, kolonel Federico Mora, dhe mblodhi përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane, ortodokse, katolike, hebraike dhe tarikateve nga zona e përgjegjësisë së kësaj komande.

Sipas KFOR-it, aktiviteti shërbeu si një platformë e hapur dhe e paanshme për dialog, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe forcimin e besimit mes pjesëmarrësve.

“Diskutimet u pasuruan nga reflektime të të rinjve mbi paqen, respektin reciprok dhe bashkëjetesën, ndërsa nxënësit e Shkollës së Artit në Pejë prezantuan punime artistike që përcollën mesazhe për dialog dhe harmoni ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoiftim.

KFOR vlerësoi se aktivitete të tilla janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke promovuar besimin, mirëkuptimin dhe një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram