Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëGjen portofolin me para dhe dokumente, ferizajasi e dorëzon në polici

Gjen portofolin me para dhe dokumente, ferizajasi e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka treguar ndershmëri duke dorëzuar në polici një portofol që e kishte gjetur në rrugë, së bashku me paratë dhe dokumentet personale që ndodheshin brenda tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:00, F. Abazi (34 vjeç) nga Ferizaj ka gjetur një portofol në rrugën “Gjergj Fishta”, në të cilin ndodheshin dokumente personale dhe 160 euro.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në Stacionin Policor në Ferizaj.

“Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, thuhet në njoftim.

 Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht F. Abazin për veprimin e tij shembullor dhe human, duke vlerësuar se ky gjest dëshmon përgjegjësi të lartë qytetare dhe kontribuon në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet policisë dhe komunitetit.

“Ky është një shembull pozitiv që meriton vlerësim dhe që inkurajon qytetarët të veprojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi,” thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram