Wednesday, June 24, 2026
HomeLajmeDita e 24 e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Dita e 24 e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë.

Në deklaratën publike drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve, ai renditi një sërë kërkesash, duke theksuar se protesta është paqësore dhe mbarëpopullore dhe kërkon:

“1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Po ashtu, ai rikujtoi edhe kërkesat e mëparshme, si anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e “Paktit të Maleve” dhe statusit të investitorit strategjik.

Sipas tij, këto përbëjnë “kontratën e re sociale” mes qytetarëve dhe shtetit, ndërsa theksoi se çdo veprim i mëtejshëm do të vendoset pas diskutimeve me qytetarët, duke nënvizuar vijimin e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në përmbushjen e kërkesave.

Dita e 24-të e protestës qytetare në Shqipëri

Në Shqipëri po vazhdon dita e 24-të e protestës qytetare, ku protestuesit kanë marshuar para Kryeministrisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram