Thursday, June 25, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

Ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, priti sot në takim gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), i cili falënderoi Italinë për kapacitetet e vëna në dispozicion të Aleancës.

“Në qendër të takimit ishte një vlerësim i situatës në kontinentin evropian dhe i operacioneve e aktiviteteve kryesore të NATO-s, me referencë të veçantë për Kosovën dhe Frontin Jugor. Fokusi ishte gjithashtu te forcimi i mbrojtjes kontinentale, përtej kufijve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si shtyllë evropiane e Aleancës”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram